Kur dhe ku është debati, por edhe si do të funksionojë – Trump apo Biden?

Amerika

Kur dhe ku është debati, por edhe si do të funksionojë – Trump apo Biden?

Më: 22 tetor 2020 Në ora: 17:29
Foto

Debati i fundit mes kandidatëve për president, republikanit Donald Trump si dhe demokratit, Joe Biden do të mbahet në Universitetin Belmont në Nashville, Tenesi.

Takimi 90 minutësh do të ndahet në gjashtë segmente prej 15 minutave, ku secili kandidat do të ketë në dispozicion nga dy minuta, raporton BBC.

Luftimi i COVID-19, familjet amerikane, raca në Amerikë, ndryshimi i klimës, siguria kombëtare si dhe lidershipi do të jenë temat e debatit të sotëm, i cili nis në mëngjesin e hershëm të ditës së nesërme – 04:00 – sipas kohës sonë lokale.

Këtë herë është një ndryshim i rëndësishëm nga debati i parë, i cili ishte i mbushur me ndërprerje: gjatë këtyre blloqeve dy minutëshe, vetëm kandidati që ka fjalën do të ketë mikrofonin e ndezur – tjetrit do t’i mbyllet përkohësisht.

Dhe sa i përket coronavirusit, protokollet e sigurisë pritet të jenë të ngjashme me ballafaqimin e parë Trump-Biden.

Kandidatët do të jenë të vendosur në një distancë të sigurt dhe ata nuk do të shtrëngojnë duart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat