Trump: Izraeli dhe Sudani dakord për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre

Amerika

Trump: Izraeli dhe Sudani dakord për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:45
Donald Trump

Izraeli dhe Sudani do të normalizojnë marrëdhëniet e tyre diplomatike nën kujdesin e presidentit Donald Trump, tha sot një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.

“Presidenti njoftoi se Sudani dhe Izraeli kanë rënë dakord të normalizojnë marrëdhëniet e tyre, një tjetër hap i madh drejt paqes në Lindjen e Mesme”, shkroi Judd Deere në Twitter, raporton ATSh

Gazetarët qenë në gjendje të dëshmonin një bisedë telefonike në Zyrën Ovale midis presidentit Trump dhe udhëheqësve izraelitë e sudanezë.

“Ata bënë paqe”, tha presidenti amerikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat