Tragjike/ Djali 3 vjeç vdes në festën e ditëlindjes së tij, aksidentalisht vrau veten me armë

Amerika

Tragjike/ Djali 3 vjeç vdes në festën e ditëlindjes së tij, aksidentalisht vrau veten me armë

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:04
Ilustrim

Një djalë 3 vjeç ka humbur jetën në festën e ditëlindjes së tij pasi gjeti armën e një anëtari të familjes dhe aksidentalisht qëlloi veten në gjoks.

 Sipas informacioneve të policisë incidenti ndodhi rreth orës 4:15 të pasdites në një rezidencë familjare në Porter, Texas.

“Familja dhe miqtë ishin mbledhur më herët për të festuar ditëlindjen e tre-vjeçarit dhe ndërsa po luanin letra, dëgjuan një të shtënë me armë,” tha Zyra e Sherifit të Qarkut Montgomery në një deklaratë të lëshuar në mediat sociale.

Sipas autoriteteve, u mësua gjatë hetimit që fëmija dyshohet se e kishte gjetur pistoletën në xhaketën e një prej anëtarëve të familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat