Filadelfia përfshihet nga protestat, pas të shtënave fatale të policisë

Amerika

Filadelfia përfshihet nga protestat, pas të shtënave fatale të policisë

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:41
Foto Ilustrim

Qindra protestues në Filadelfia kanë marshuar për të dytën natë me radhë, duke kërkuar drejtësi racore pasi policia ka shtënë për vdekje drejt një burri me ngjyrë.

Familja e Walter Wallace, 27-vjeçar, ka thënë se ai është përballur me kriza të shëndetit mendor, kur zyrtarët kanë shtënë në drejtim të tij.

Policia ka thënë se e ka qëlluar atë sepse ai ka refuzuar ta gjuajë thikën që ka qenë duke e mbajtur.

Forca të shtuara policore, bashkë me Gardën Kombëtare, janë angazhuar në rrugët e këtij vendi.

Zyrtarët kanë thënë se 30 policë janë plagosur gjatë natës së parë të përleshjeve.

Policia e këtij qyteti ka akuzuar protestuesit edhe për plaçkitje të bizneseve gjatë protestave.

Wallace ka pasur çrregullime bipolare, dhe gruaja e tij u ka treguar zyrtarëve para se ta qëllonin atë, ka thënë avokati që ka përfaqësuar familjen e viktimës.

Filadelfia është përballur edhe me protesta tjera më herët gjatë këtij viti, për shkak të brutalitetit policor, të lidhur me vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Minesota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat