U qëllua për vdekje disa herë, reperi i njohur gjendet i pajetë në bagazhin e makinës

Amerika

U qëllua për vdekje disa herë, reperi i njohur gjendet i pajetë në bagazhin e makinës

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 12:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia amerikane ka gjetur të pajetë reperin e njohur, Brian Trotter. Trupi i pajetë është gjetur në bagazhin e një makine në autostradën e Floridas.

BBC shkruan se pas një aksidenti në autostradë, policia ka gjetur trupin e tij të pajetë ndërsa kanë arrestuar shoferin 25-vjeçar të makinës, Robert Deupree Avery Coltrain.

Ky i fundit është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe transport të paligjshëm të mbetjeve njerëzore.

Ndërkohë nga autopsia rezulton se Trotter është qëlluar për vdekje disa herë. Trupi i pajetë i reperit u gjet brenda bagazhit i dekompozuar dhe i mbështjellë me një mbulesë, ndërsa një erë e rëndë ndihej përreth makinës.

Sipas mediave të huaja, edhe mizat gumëzhinin pranë vendit të ngjarjes. Gjithashtu bëhet e ditur se Trotter u pa për herë të fundit në 17 tetor duke lënë shtëpinë e tij në Triangle, Virginia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat