Jeff Bezos ia ka vë syrin CNN-it

Amerika

Jeff Bezos ia ka vë syrin CNN-it

Më: 28 tetor 2020 Në ora: 18:13
Jeff Bezos

Vëmendja e njeriut më të pasur në botë, Jeff Bezos, dyshohet se kërkon ta blej rrjetin kabllor televiziv amerikan, CNN, në mes të njoftimit se pronari i saj, AT&T mund ta shiste për shkak të borxheve.

Bezos, i cili është kreu i Amazonit dhe pronari i Washington Postit, është subjekt i spekulimeve “mjaft të nxehta” dhe bisedave “të shfrenuara” nga Wall Street, sipas foxnews.

Afaristi 56-vjeçar, i cili vlerësohet se ka pasuri prej 193 miliardë dollarësh, raportohet se është i gatshëm të ndajë dhjetë miliardë dollarë për kompaninë e përmendur mediatike, por përfaqësuesit më të lartë të partisë republikane kanë folur negativisht kundër çdo blerje të këtij lloji.

Politikanët konservatorë janë të shqetësuar për rritjen e ndikimit të Silicon Valley në Uashington, shtohet në tekstin e portalit britanik. AT&T është e ngarkuar me 30 miliardë dollarë borxh dhe aksionet kanë rënë më shumë se 31 për qind këtë vit.

Amazon, nga ana tjetër, ka shpërthyer që nga pandemia – çmimi i aksioneve të saj është rritur me 50 për qind që nga marsi, pasi njerëzit janë detyruar të blejnë në internet.

Përveç përpjekjes për të dalë nga borxhet, AT&T shihet gjithashtu si rishikim i prodhimit të përmbajtjes në rrjetet e saj mediatike dhe dëshiron të distancohet nga çdo gjë “e diskutueshme”.

Kujtojmë, Washington Post, i cili dikur ishte në pronësi të Nash Holdings, ra në duart e Bezosit në vitin 2013 kur e bleu atë për 250 milionë dollarë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat