Joe Biden… rruga drejt Shtëpisë së Bardhë

Amerika

Joe Biden… rruga drejt Shtëpisë së Bardhë

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 12:18
Joe Biden

Ish-zëvendëspresidenti, tani pretendent i demokratëve për Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden thotë se ai mund të vazhdojë të ndjekë gjurmët e Barak Obamës dhe të bashkojë vendin në kohë sfiduese.

Joe Biden, 77 vjeç ka shërbyer për gjashtë mandate si senator nga Delaware, i zgjedhur së pari në vitin 1972 dhe ishte zëvendëspresidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Ai ka shërbyer në poste publike për rreth gjysmë shekulli dhe nënvizon eksperiencën e tij të gjatë në përpjekje për ta prezantuar veten si një njeri i qëndrueshëm dhe i palëkundur në një botë të rrezikshme dhe të pasigurt. Ndërsa koronavirusi përfshiu globin, ai kërkoi mënyra për të ndihmuar votuesit ta imagjinonin atë si kryekomandant, duke formuluar rekomandime për kujdesin shëndetësor dhe duke sjellë në vëmendje këshillat e ekspertëve të ekonomisë.

Mes këtyre sugjerimeve ishin ato për bërjen e testeve të koronavirusit pa limit dhe falas. Ai tha se nuk duhet të kishte kosto shtesë për pacientët edhe për vaksinën e pritshme. Dhe ka qenë shumë kritik ndaj reagimit të presidentit Trump ndaj virusit duke e akuzuar atë se ka vepruar shumë ngadalë. Biden, që ka shërbyer në administratën Obama gjatë kalimit të atij që u njoh si ObamaCare, e ka bërë kujdesin shëndetësor një prioritet kryesor për të. Nëse Biden do të fitojë Shtëpinë e Bardhë, ai do të bëhet presidenti më i moshuar në histori pasi në ceremoninë e inaugurimit do të jetë 78 vjeç.

Një kartë e fortë për Biden, gjatë fushatës, ishte presidenti nën të cilin ai ka shërbyer, Barak Obama. Shumë zgjedhës demokrat, veçanërisht votuesit afroamerikanë, kanë nostalgji për të çka e kanë përkthyer në mbështetje për Biden.

“Nëse ne i japim Donald Trumpit tetë vite në Shtëpinë e bardhë, ai do ndryshojë nga rrënjët, dhe përgjithmonë, karakterin e këtij kombi, atë që ne amerikanët jemi. Dhe unë nuk mund të qëndroj duarlidhur dhe të shoh të ndodhë kjo”, thotë ai…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat