Biden: T’i tregojmë Trumpit – merri valixhet dhe shko në shtëpi

Amerika

Biden: T’i tregojmë Trumpit – merri valixhet dhe shko në shtëpi

Më: 3 nëntor 2020 Në ora: 12:34
Joe Biden

Kandidati i Partisë Demokratike për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë një varg kritikash ndaj rivalit Donald Trump në ditën e zgjedhjeve.

Ai u ka bërë thirrje përkrahësve të tij që t’i dërgojnë një porosi të qartë rivalit dhe presidentit të tanishëm amerikan, Donald Trump, duke i thënë se i ka ardhur koha që t’i paketojë valixhet dhe të shkojë në shtëpi.

Mes tjerash, ai ka thënë se nëse Trumpit i dhurohen edhe katër vjet në Shtëpinë e Bardhë, ai do ta ndryshojë përgjithmonë karakterin e kombit dhe se amerikanët nuk mund të lejojnë që një gjë e tillë të ndodhë.

“Nëse ne ia japim Donald Trumpit edhe katër vjet tjera në Shtëpinë e Bardhë, ai do t’ia ndërrojë përgjithmonë karakterin kombit tonë. Ne s’mund të lejojmë që kjo të ndodhë”, shkroi Biden në Twitter.

Për më tepër, ai shkroi se kreu i tanishëm i Shtëpisë së Bardhë beson se kujdesi shëndetësor është privilegj për një pjesë të vogël të njerëzve, ndërsa Bideni veson se kjo është një e drejtë për të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat