​Zgjedhjet për Kongresin amerikan, në hijen e zgjedhjeve presidenciale

Amerika

​Zgjedhjet për Kongresin amerikan, në hijen e zgjedhjeve presidenciale

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 01:10
Joe Biden dhe Donald Trump

Nën hijen e zgjedhjeve presidenciale midis presidentit aktual Donald Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden, amerikanët do të zgjedhin 435 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe 33 nga 100 anëtarët e Senatit, dhe 11 guvernatorë.

Demokratët kanë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe republikanët në Senat, kështu që rezultati i zgjedhjeve të sotme mund të ndryshojë ekuilibrin e fuqisë në organin më të lartë legjislativ të Shteteve të Bashkuara.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha se ajo ishte absolutisht e sigurt se demokratët do të mbanin me vendosmëri kontrollin e tyre në Dhomën e Përfaqësuesve. Në Senat, ndërkaq, raporti aktualisht është 53 me 47 për republikanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat