Një vajzë u përpoq të vinte zjarr në një vend votimi në Pensilvani – ndërsa ajo priste në rend për të votuar.
Departamenti i Policisë në Pequea hapi hetimin e një incidenti në vend votimin në Lancaster County.
“Policia po përpiqet të identifikojë një femër rreth 20 vjeçare e cila ishte duke u përpjekur të ndezë disa zjarre të vogla në ndërtesë,” tha departamenti.
Ndërsa po priste në radhë, ajo u përpoq të digjte një copë letër të varur në mur.
Policia tha se pasi arriti në dhomën e votimit ajo ndezi një copë letër duke ndezur një zjarr të vogël.
Policia tha se pasi ndezi zjarrin, vajza u largua me shpejtësi nga ndërtesa me një sedan Ford Focus. Zjarri nuk shkaktoi dëme të mëdha, askush nuk u lëndua dhe asnjë kuti e votimit nuk u dëmtua, sipas policisë.