Çfarë po ndodh aktualisht në SHBA dhe kur mund të dihet përfundimisht fituesi?

Amerika

Çfarë po ndodh aktualisht në SHBA dhe kur mund të dihet përfundimisht fituesi?

Nga: D.G. Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 09:46
Zgjedhjet në ShBA

Kandidati demokrat presidencial Joe Biden fitoi 264 nga 270 votat elektorale të nevojshme për të deklaruar fitoren dhe forcoi epërsinë e tij të mërkurën me fitore në Michigan dhe Wisconsin, shkruan Guardian.

Donald Trump ka gjithsej 214 vota elektorale pasi mori një votë në Maine.

Që nga ora 2 e mëngjesit e së enjtes, Biden mban epërsinë në Nevada, e cila sjell gjashtë vota elektorale - të mjaftueshme për t'i tejkaluar 270 votat elektorale sa i duhen për të fituar.

Udhëheqja e Trumpit në Gjeorgji filloi të shkrihet të mërkurën vonë, dhe ndërsa mbërrijnë gjithnjë e më shumë vota  të dërguara me postë, Bideni mund ta kthejë edhe atë shtet dhe të fitojë 16 votat elektorale.

Më shumë qytetarë gjeorgjianë votuan me postë sesa votuan gjithsej në vitin 2016, dhe këto fletëvotime mund t'i kthejnë rezultatet e zgjedhjeve blu. 

Nga ora 2 e mëngjesit të së enjtes, Trumpi ishte duke udhëhequr në atë shtet me 22,000 vota, ndërsa 100,000 vota të tjera mbeten për t'u numëruar.

Bideni mund të fitojë edhe Pensilvaninë, duke fituar 20 vota elektorale, megjithëse numërimi në këtë shtet pritet të vazhdojë edhe për ca kohë.

Duke iu drejtuar mbështetësve në Chase Center në Wilmington, Delaware, Biden tha se është ‘e qartë’ se ai do të marrë 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar presidencën.

‘Nuk jam këtu për të deklaruar fitoren, por për t'ju njoftuar se do të jemi fitues pasi të mbarojë numërimi,’ tha Biden.

Image

A mund të fitojë ende Trumpi?

Alaska nuk e ka shpallur ende fitoren e Trumpit, por rezultati nuk është i diskutueshëm: pritet të fitojë të tri votat elektorale atje, me çka do të ketë gjithsej 217.

Për të siguruar 53 votat e mbetura që i duhen për të fituar, ai duhet të fitojë të katër shtetet e mbetura dhe 57 votat e tyre: Nevada (gjashtë vota), Karolina e Veriut (15), Georgia (16) dhe Pennsylvania (20).

Çfarë po ndodh në Arizona?

Associated Press dhe disa media të tjera shpallën fitoren e Bideitn në Arizona të mërkurën (11 vota elektorale), megjithëse mediat e tjera, përfshirë NBC-në, u përmbajtën. Guardian në këtë mbështetet në AP-në.

Megjithëse epërsia e Bidenit në Arizona ra paksa të mërkurën në mbrëmje, të enjten në 2 të mëngjesit me kohën lindore, me 86 përqind të votave të numëruara, ai kishte 50.7 përqind të votave.

Stafi i Trumpit tha në mënyrë të gabuar se kishin fituar Arizonën dhe të mërkurën në mbrëmje mbështetësit e Trumpit dolën në rrugët e kryeqytetit të Phoenix dhe brohoritën ‘Turp për Fox-in’ pasi ai stacion televiziv shpalli Bidenin fitues në shtet.

Image

Kur do të dihet fituesi?

Nevada pritet të azhurnojë rezultatet e saj të enjten në mesditë dhe Pensilvania nuk do të mbarojë së numëruari para të premtes.

Georgia mund të shpallë fituesin të mërkurën në mbrëmje.

Që nga e enjtja në 2 të mëngjesit, Georgia kishte dy përqind të votave të mbetura për të numëruar (rreth 100,000 vota), dhe Trumpi po kryesonte me më shumë se 31,000 vota. Rezultatet u vonuan pjesërisht për shkak të shpërthimit të një tubi në qendrën e numërimit në Qarkun Fulton, duke bërë që procesi i numërimit të ndalet shkurtimisht, për të rifilluar më vonë.

Trumpi kërcënon me padi

Trump dhe stafi i tij kanë ngritur padi duke kërkuar të ndalojnë numërimin e votave në shtetet e Pensilvanisë dhe Gjeorgjisë, të cilat nuk e kanë shpallur ende fituesin, si dhe në Michigan, i cili e ka shpallur Bidenin fitues.

Stafi i Trumpit gjithashtu kërkoi një rinumërim në Wisconsin, i cili gjithashtu shpalli Bidenin fitues.

Nuk ka asnjë provë që veprimet ligjore të Trumpit do të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat