Numërimi i votave në SHBA, tensione në disa shtete

Amerika

Numërimi i votave në SHBA, tensione në disa shtete

Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 13:06
Foto

Miçigani, një shtet vendimtar që do të ndihmojë në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, po vazhdon numërimin e “dhjetra mijëra” votave, sipas një zyrtareje të lartë të këtij shteti.

Në Detroit, ku vëzhgues të votimeve u ndaluan të hynën në sallën e numërimit të mërkurën pasdite, situata ishte a nderë. Presidenti republikan Donald Trump e fitoi Miçiganin me një epërsi të lehtë në vitin 2016, por të mërkurën në mbrëmje organizatat kryesore të medias, parashikuan se demokrati Joe Biden kishte fituar në këtë shtet.

“Trump e ka bërë të qartë se do të luftojë për ta ndryshuar rezultatin atje. “Ne e dimë se dhjetra mijëra vota nuk janë numëruar ende” në Detroit, Grand Rapids, Flint, Kalamazoo dhe qytete të tjera“, tha Sekretarja e Shtetit, Jocelyn Benson në një konferencë shtypi të mërkurën në mëngjes.

Ajo tha se ishin pak më shumë se 100 mijë vota që kishin mbetur pa numëruar dhe pjesa më e madhe e tyre ishin vota me postë. Me 99% të votave të numëruara, Biden kishte një epërsi prej 60 mijë votash, sipas Detroit Free Press.

Megjithatë, fushata e Trump më pas depozitoi një padi, me anë të së cilës kërkonte numërimin në Miçigan, duke thënë se nuk ishte lejuar të vëzhgonin hapjen e votave. Gjendja ishte e tensionuar të mërkurën pasdite në qendër të Detroitit, ku zyrtarë të zgjedhjeve të qytetit ndaluan rreth 30 persona, që të hynin në sallën e numërimit të votave, për shkak të kufizimeve të kapacitetit për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Policia e Detroitit u thirr për të zbatuar vendimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat