Një kamion me njerëz të armatosur drejt qendrës së numërimit në Pensilvani, si u shmang përplasja

Amerika

Një kamion me njerëz të armatosur drejt qendrës së numërimit në Pensilvani, si u shmang përplasja

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 18:09
Pensilvani

Policia e Filadelfias tha të premten se po heton një komplot të pretenduar për të sulmuar Qendrën e Konferencave të Pensilvanisë, ku po vazhdon numërimi i votave.

Policia tha se mori një informacion në lidhje me një kamion me njerëz të armatosur që po shkonte drejt vendit të numërimit të enjten.

Ajo tha se kishte arrestuar dy persona dhe u kishte konfiskuar armët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat