Rreth 200 të vdekur, stuhia Eta godet Florida-n

Amerika

Rreth 200 të vdekur, stuhia Eta godet Florida-n

Më: 10 nëntor 2020 Në ora: 07:16
Pamje nga vendi i ngjarjes

E shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta, stuhia Eta ka goditur Floridan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Stuhia preku fillimisht Floridan të dielën vonë ku e shoqëruar me shira të dendur shkaktoi përmbytje në jug të shtetit amerikan. Deri tani raportohet për qindra shtëpi pa energji elektrike në disa zona.

Mediat njoftojnë se stuhia po lëviz në drejtim të jug-lindjes dhe pritet të forcohet mbi bregun e Meksikës. Kujtojmë se rreth 200 persona humbën jetën në Amerikën qendrore kur vendi u godit nga stuhia.

Ju ftojmë të shikoni foto-galerinë e mëposhtme:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat