Biden zgjedh Klain si shef të shtabit në Shtëpinë e Bardhë

Amerika

Biden zgjedh Klain si shef të shtabit në Shtëpinë e Bardhë

Më: 12 nëntor 2020 Në ora: 09:57
Biden zgjedh Klain si shef të shtabit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, demokrati Joe Biden ka zgjedhur Ron Klain që të jetë shefi i shtabit të Shtëpisë së Bardhë në Washington, raporton BBC.

Klain ka shërbyer si ndihmës i lartë i Biden që nga vitet e 80-ta në Senat dhe më vonë kur ai ishte si nënkryetar.

Ai ishte gjithashtu një ndihmës i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën e Barack Obamas dhe shefi i shtabit të zëvendëspresidentit, Al Gore.

Shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili menaxhon orarin ditor të presidentit dhe shpesh përshkruhet si rojtari i tij, është një i emëruar politik i cili nuk kërkon konfirmim nga Senati.

“Përvoja dhe kapaciteti i tij i thellë, i larmishëm për të punuar me njerëz në të gjithë spektrin politik,” tha Biden në një deklaratë për Klain.

Ndërsa, vazhdoi se “është pikërisht ajo që më duhet për një shef të kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ndërsa përballemi me këtë moment krize dhe e bashkojmë vendin tonë përsëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat