Trump flet për vaksinën ndaj COVID-19, në paraqitjen e tij të parë që kur Biden u shpall fitues

Amerika

Trump flet për vaksinën ndaj COVID-19, në paraqitjen e tij të parë që kur Biden u shpall fitues

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 00:23
Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur nga Shtëpia e Bardhë duke dhënë një azhurnim të “Operacionit Warp Speed” – plani për krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave dhe trajtimeve të COVID-19.

Kjo, sipas BBC, është hera e parë që ai flet në publik që kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 dhe se deri më tani Trump nuk e ka pranuar humbjen.

Duke lavdëruar operacionin në fjalë, Trump ka thënë se “asnjë arritje mjekësore e këtij lloji ose madhësie nuk është arritur kurrë kaq shpejt”, duke i dhënë meritat administratës së tij për zhvillimin e një vaksine.

Ndryshe, në fillim të këtij muaji, gjiganti i ilaçeve Pfizer njoftoi rezultatet e përparimit të kandidatit të tij të vaksinës, të cilat treguan 90% efektivitet kundër virusit, sipas analizave të hershme.

Siç thuhet më tej, Pfizer nuk mori fonde të Operacionit Warp Speed për kërkime, por nënshkroi një marrëveshje për shpërndarjen e dozave përmes programit.

Trump përsëri iu referua COVID-19 si ‘virusi kinez’ – diçka që presidenti e ka thënë vazhdimisht që nga fillimi i pandemisë, pasi virusi u zbulua për herë të parë në Kinë.

“Operacioni Warp Speed është i pabarabartë dhe i pakonkurrueshëm kudo në botë”, tha ai. “Ka qenë një përpjekje e pabesueshme”.

Ai do të autorizonte vaksinën për përdorim emergjent, tha Trump, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat