Të hospitalizuarit me COVID-19 me normë vdekjeje dyfish më të lartë se ata me grip

Amerika

Të hospitalizuarit me COVID-19 me normë vdekjeje dyfish më të lartë se ata me grip

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 15:40
Foto ilustrim

Pacientët me COVID-19 të hospitalizuar kishin normë vdekjeje dy herë më të lartë se ata që ishin me grip, tregon një studim i publikuar të premten nga Universiteti i Washingtonit.

Kjo shkallë më e lartë e vdekshmërisë në spital – 40 për qind për pacientët me COVID-19 kundrejt 19 për qind për pacientët me grip – ishte e pavarur nga mosha e pacientëve, gjinia, gjendjen shëndetësore dhe ashpërsia e sëmundjes ndërsa ndodheshin në ICU (njësi të kujdesit intensiv), sipas studimit të botuar në “Annals of the American Thoracic Society”, raporton The Seattle Times.

Ky studimi besohet të jetë i pari në SHBA që krahason drejtpërdrejt tiparet klinike, rezultatet laboratorike dhe rezultatet shëndetësore midis pacientëve me COVID-19 dhe pacientëve me grip.

Udhëheqësja e studimit, Dr. Natalie Cobb, mjeke pulmonare dhe e kujdesit kritik mjekësor, dhe bashkëautorët e studimit kanë shqyrtuar të dhënat mjekësore të 65 pacientëve të sëmurë kritikë me COVID-19 dhe 74 pacientëve me grip.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat