Amerika Qendrore nën alarm nga stuhia

Amerika

Amerika Qendrore nën alarm nga stuhia

Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 22:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Amerika Qendrore është nën alarm pasi një stuhi, e cila pritet të kthehet në uragan do të godasë zonën.

Hondurasi dhe Nicaragua kanë nisur evakuimet në zonat bregdetare. Meteorologët parashikojnë që stuhia Iota të forcohet në uragan të madh të dielën.

Ata paralajmërojnë erëra deri në 193 kilometra në orë, shira të rrëmbyeshëm dhe rritje të nivelit të detit. Stuhia pritet të vijë pas uraganit Eta që la të paktën 200 viktima muajin e kaluar.

Zonat më të goditura ishin Guatemala, kur rrëshqitjet e dherave shkaktuan 100 viktima.

Qendra Amerikane për Uraganet ka paralajmëruar se përmbytjet dhe rrëshqitjet e dherave në Honduras dhe Nicaragua pritet të jenë të  larta, për shkak edhe të situatës që ka lënë pas Uragani Eta.

Iota do të jetë stuhia e 30 që pritet të godasë Amerikën Qendrore këtë vit. Ky është numri rekord gjatë sezonit të uraganeve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat