Mijëra përkrahës të Trumpit protestojnë kundër rezultateve të zgjedhjeve në Washington

Amerika

Mijëra përkrahës të Trumpit protestojnë kundër rezultateve të zgjedhjeve në Washington

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 06:22
Mijëra përkrahës të Trumpit

Mijëra konservatorë janë mbledhur në qendër të Washingtonit për një protestë të madhe kundër rezultateve të zgjedhjeve.

Njerëzit, të shumtë në numër, kanë mbushur rrugët vetëm disa blloqe larg Shtëpisë së Bardhë.

Siç shkruan CNN, shumica e protestuesve janë përkrahës të përditshëm të Trumpit në disa grupe që identifikohen si ekstremë të djathtë, supremacistë të bardhë, ose të njohur për teori konspirative.

Image

Ata që ishin mbledhur disa orë para se të niste protesta u panë të ngazëllyer kur autokolona e presidentit Trump kaloi nga vendi i ngjarjes. Disa prej tyre vrapuan drejt limuzinës së tij ndërsa po kalonte.

Trump më pas bëri një postim në Twitter duke thënë se ishte i emocionuar derisa shihte protestuesit kundër zgjedhjeve. Ndërsa, në një tjetër postim, Trump shkroi se mediat nuk po e tregojnë numrin e vërtetë të protestuesve, pavarësisht se i kanë reporterët aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat