Protestat kundër Biden, arrestohen disa mbështetës të Trump

Amerika

Protestat kundër Biden, arrestohen disa mbështetës të Trump

Më: 15 nëntor 2020 Në ora: 14:15
Foto Ilustrim

Mijëra mbështetës të Presidentit të SHBA-së,Donald Trump, kanë protestuar sot në Washington kundër rezultateve të zgjedhjeve të këtij viti. Në këto protesta janë arrestuar 20 persona dhe një është lënduar.

Pos Washingtonit, protesta të tilla pati edhe në qytete dhe shtete tjera. Këta amerikanë nuk munden ta pranojnë Joe Biden, si president të ri të SHBA-së.

“Stop Vjedhjeve” dhe “Numëroni çdo votë” janë disa prej fjalëve të parullave të këtyre mbështetësve të Trump.

Protestat të cilat filluan të jenë paqësore, në disa pjesë të Amerikës përfunduan me dhunë. Në video të publikuara në rrjete sociale shihen përleshje me grushta dhe hedhje të predhave. Tensionet mes protestuesve zgjatën deri të dielën në mëngjes.

Zyrtarët policorë të atjeshëm thanë se protestuesit plagosën dy policë dhe iu konfiskuan disa armë zjarri.

Para protestës kishte kaluar Trump duke i përshëndetur ata, ai ishte duke shkuar të luante golf, shkruan AP.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat