Gjykatësi skeptik avokatëve të Trumpit: Ju në të vërtetë po më kërkoni të anuloj 6.8 milionë vota ...

Amerika

Gjykatësi skeptik avokatëve të Trumpit: Ju në të vërtetë po më kërkoni të anuloj 6.8 milionë vota ...

Nga: B.S. Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 10:19
Rudi Guiliani

Një gjykatës amerikan të martën ishte skeptik ndaj kërkesës së presidentit Donald Trump për të ndaluar zyrtarët të shpallin demokratin Joe Biden fitues në shtetin e Pensilvanisë.

Gjykatësi i Qarkut Matthew Brann në Williamsport tha se ndalimi i shpalljes së fituesit do të nënkuptojë privimin e të gjithë votuesve në atë shtet nga e drejta e votës.

"Ju në të vërtetë po kërkoni që kjo gjykatë të anulojë 6.8 milion vota dhe kështu të privojë çdo votues nga e drejta e votës," tha Brann në seancë. "A mund të më thuash se si mund të justifikohet kjo?"

Gjykatësi njoftoi se nuk do të mrrë vendim mbi çështjen menjëherë, duke kërkuar deklarata me shkrim nga të dy palët në ditët në vijim.

Avokati i Trumpit, Rudy Giuliani, tha gjatë seancës se është shënuar "mashtrimi i përhapur në të gjithë shtetin" në zgjedhjet e 3 nëntorit, siç po e përsëritë këtë edhe presidenti republikan, por nuk ofroi prova të përshtatshme.

Mark Aronchick, avokat që përfaqëson disa qarqe të Pensilvanisë në procesin gjyqësor, tha se ish-avokati i Nju Jorkut "jeton në një botë fantazie".

"Hidheni poshtë këtë rast në mënyrë që të fillojmë të merremi me çështjet reale të këtij vendi", tha Brann. "Le ta përfundojmë këtë".

Ky proces gjyqësor është një nga shumë të paraqitura nga stafi i Trumpit në shtetet kryesore ku ai humbi, duke u përpjekur të sfidojë fitoren e Bidenit në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Gjyqtarët tashmë kanë hedhur poshtë proceset gjyqësore në Michigan dhe Georgia dhe një humbje në Pensilvani do të ishte goditja e fundit ndaj përpjekjeve tashmë të pamundura të Trumpit për të sfiduar ligjërisht rezultatet e zgjedhjeve.

Ekipi i Trumpit njoftoi të martën se do të përpiqen të bllokojnë fitoren e Bidenit gjithashtu në Nevada, ose se republikani do të shpallet fitues atje. Këtë veprim e tërhoqën elektorët besnikë ndaj Trumpit, të cilët do të kishin hyrë në kolegjin zgjedhor nëse Trump do të fitonte në atë shtet.

Sipas shifrave zyrtare, Bideni fitoi në atë shtet me një ndryshim prej 33,596 votash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat