Hudhen poshtë tri padi të republikanëve për parregullësi në zgjedhje

Amerika

Hudhen poshtë tri padi të republikanëve për parregullësi në zgjedhje

Nga: B.S. Më: 20 nëntor 2020 Në ora: 11:36
Donald Trump

Presidenti i SHBA Donald Trump dhe aleatët e tij humbën tri gjykime të enjten në përpjekje për të parandaluar demokratin Joe Biden nga deklarimi i fitores në zgjedhje.

Një gjykatës në Gjeorgji, i emëruar nga vetë Trumpi, refuzoi kërkesën nga avokati konservator Lin Wood për të ndaluar konfirmimin e fitores së Bidenit në atë shtet. Në padi thuhej se zyrtarët e zgjedhjeve atje ndryshuan në mënyrë të parregullt procesin e numërimit të fletëvotimeve zgjedhësve që mungonin.

"Ndalimi i shpalljes në minutën e fundit do të shkaktonte konfuzion dhe padrejtësi, gjë që nuk ka bazë në fakte dhe ligj," tha gjykatësi i rrethit Atlanta Steven Grimberg gjatë gjykimit.

Ekipi ligjor i Trumpit, i udhëhequr nga avokati i tij personal, ish-kryetari i qytetit të Nju Jorkut Rudy Giuliani, mbajti një konferencë shtypi të mërkurën duke ritheksuar se Trumpi është fituesi i zgjedhjeve. U bënë shumë akuzua për parregullsi në zgjedhje dhe u njoftua se ky është vetëm fillimi i një procesi të gjatë dhe se ai do të paraqesë provat vetëm më vonë.

Strategjia e Trumpit për të qëndruar në pushtet është gjithnjë e më e përqendruar në bindjen e ligjvënësve republikanë për të ndërhyrë në emër të tij në shtetet kryesore ku Bideni fitoi, thanë tri burime për Reuters-in.

Menjëherë pas konferencës për shtyp të mërkurën, një gjykatë e Pensilvanisë hodhi poshtë përpjekjen e stafit të Trumpit për të anuluar 2,200 vota në qarkun Bucks pranë Filadelfias për parregullsi të pretenduara të zarfev.

Një gjykatë e Arizonës, ndërkohë, hodhi poshtë padinë, e cili bëri thirrje për të parandaluar zyrtarët e Phoenixit të konfirmonin fitoren e Bidenit.

Partia Republikane në Arizona i ka kërkuar gjykatësit John Hannah të urdhërojë një kontroll të ri të votave në Maricopa County, ku jetojnë shumica e banorëve të atij shteti, duke pretenduar se votat janë numëruar atje në mënyrë të paligjshme.

Gjykatësi nuk ka shpjeguar ende pse e hodhi poshtë çështjen, por njoftoi se do të publikim një interpretim më të detajuar më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat