Kanada, sistemi shëndetësor përpara kollapsit

Amerika

Kanada, sistemi shëndetësor përpara kollapsit

Më: 22 nëntor 2020 Në ora: 00:30
Justin Trudeau

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ka paralajmëruar qytetarët se sistemi shëndetësor në vend është para kollapsit, pasi numri i të infektuarve me Covid-19 mund të katërfishohet deri në fund të vitit.

Ai ka njoftuar për mbylljen e qytetit më të madh kanadez, Torontos, transmeton portal arbresh.info, duke cituar Reuters.

Trudeau u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, sepse numri i të infektuarve është duke u rritur vazhdimisht.

“Sinqerisht, një festë normale e Krishtlindjes nuk është në diskutim,” tha Trudeau dhe Teresa Tam, kreu i Shërbimit Publik Kanadez të Shëndetit, e cila gjithashtu paralajmëroi se numri ditor i infeksioneve të reja mund të arrijë në 60,000 nëse nuk respektohen masat fizike dhe distance sociale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat