Zbulohen disa emra: Ja cili do të jetë sekretar i shtetit në administratën e Bidenit

Amerika

Zbulohen disa emra: Ja cili do të jetë sekretar i shtetit në administratën e Bidenit

Nga: B.S. Më: 23 nëntor 2020 Në ora: 08:18
Antony Blinken

Joe Biden do të emërojë diplomatin me përvojë Antony Blinken sekretar të shtetit në administratën e tij të ardhshme, ka thënë një burim pranë selisë së presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, ndërsa ambasadori i ri i SHBA-ve në OKB do të bëhet Linda Thomas-Greenfield, njofton Reuters.

Blinken është bashkëpunëtor për një kohë të gjatë i Bidenit, i cili ishte njeriu i dytë i Departamentit të shtetit dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare në administratën e Barack Obamas, në të cilën Bideni ishte nënkryetar.

Emërimi i Blinkenit mund të nënkuptojë se edhe një tjetër ndihmës për një kohë të gjatë i Bidenit, Jake Sullivan, është kandidati kryesor për këshilltarin e sigurisë kombëtar të presidentit, tha një burim, sipas Reuters-it.

Blinken, 58, është angazhuar prej kohësh që Shtetet e Bashkuara të marrin rol drejtues më aktiv në botë, në bashkëpunim me aleatët e saj, në mënyrë që vendin e Amerikës të mos e mbushin vendet me interesa konfliktuoze si Kina.

Një burim diplomatik tha se Bideni pritet ta emërojë Linda Thomas-Greenfieldin, një grua zezake që mbante pozicione të larta në administratën e Obamës, si përfaqësuesen e re të SHBA-ve në OKB. Emërimi i saj duhet të përmbushë premtimin e fushatës së Bidenit për një përbërje më të larmishme të qeverisë.

Thomas-Greenfield ishte zëvendës sekretare e shtetit për Afrikën në mandatin e dytë të Obamës nga 2013 në 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat