Presidenti i zgjedhur, Joe Biden sapo shpalli anëtarët e ekipit të politikës së jashtme dhe të sigurisë.
Alejandro Mayorkas do të jetë sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare dhe Avril Haines do të jetë drejtori i inteligjencës kombëtare, raporton cnn.
Ai do të shfrytëzojë përvojën e ish-Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, John Kerry si një të dërguar special presidencial për klimën.
Gjithashtu u konfirmua se demokrati do ta zgjedhë, Antony Blinken, në postin e Sekretarit të Shtetit dhe Jake Sullivan, si këshilltar të sigurisë kombëtare.
Ndryshe, Biden tashmë ka nis të emërojë personalitete të ndryshme në postet kyçe shtetërore.