Bideni kompleton ekipin: Një grua për herë të parë në krye të ministrisë së financave

Amerika

Bideni kompleton ekipin: Një grua për herë të parë në krye të ministrisë së financave

Nga: B.S. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 09:00
Njerëz nga ekipi i Bidenit: Linda Thomas-Greenfield, Janet Yellen, Avril Haines, Alejandro Mayorkas, Antony Blinken dhe John Kerry

Presidenti i zgjedhur Joe Biden do të emërojë ish-presidentin e Rezervës Federale të SHBA-ve (FED) Janet Yellenin si ministre të financave në administratën e tij, raportuan të hënën Wall Street Journal dhe New York Times, duke iu referuar burimeve që kanë njohuri për një vendim të tillë.

Yellen, 74, është gruaja e parë që kryeson bankën qendrore të SHBA-ve, dhe gjithashtu do të jetë gruaja e parë që do të drejtojë Departamentin e Thesarit, nëse propozohet dhe konfirmohet në Senat.

Ajo do të marrë detyrën në kohën kur pandemia globale e koronavirusit po ndikon negativisht në zhvillimet ekonomike në SHBA duke shkaktuar rënie të ekonomisë.

Image

Janet Yellen

Në të njëjtën kohë, ish-sekretari i shtetit John Kerry, i cili nënshkroi Marrëveshjen e klimës së Parisit në emër të Shteteve të Bashkuara në 2015, nga e cila u tërhoq presidenti Donald Trump, ka shumë të ngjarë të jetë përgjegjës për klimën në administratën e re të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Kjo shihet si një shenjë e qartë se administrata e re do të rinovojë angazhimin e SHBA për të luftuar ndryshimin e klimës.

"Po kthehem në qeveri për ta kthyer Amerikën në rrugën e duhur me sfidën më të madhe të këtij brezi dhe atyre që do të pasojnë", shkroi Kerry në Twitter pasi njoftoi emërimin.

"Kriza e klimës nuk kërkon asgjë më pak sesa të gjithë të punojmë së bashku," shtoi ai.

Kolegu nga Senati, miku dhe aleati politik i cili qëndroi pranë Bidenit dhe në kohë krize të kandidaturës së tij, Kerry, 74, do të sjellë me vete ndikimin dhe lidhjet që fitoi si diplomat i lartë nga mandati i presidentit Barack Obama.

Image

Njerëz nga ekipi i Bidenit: Linda Thomas-Greenfield, Janet Yellen, Avril Haines, Alejandro Mayorkas, Antony Blinken dhe John Kerry

Arkitekti kryesor i marrëveshjes bërthamore me Iranin do të ketë nevojë për të gjitha aftësitë e tij politike për t'i rikthyer Shtetet e Bashkuara në besueshmërinë e saj të lëkundur kur vendi të kthehet në Marrëveshjen e Parisit, të cilën Bideni është zotuar të bëjë në ditën e parë të marrjes së detyrës.

Pavarësisht nga mosha e tij, vëzhguesit besojnë se Kerry, i cili vetë ishte i pasuksesshëm në garën për president në 2004, nuk ka humbur aspak hovin e tij kur bëhet fjalë për marrëdhëniet ndërkombëtare.

Vitin e kaluar, Kerry nisi një koalicion ndër-partiak të quajtur "Lufta Botërore Zero", i cili përfshinte zyrtarë kryesorë ushtarakë, republikanin Arnold Schwarzenegger dhe të famshëm si Leonard DiCaprio dhe Emma Watson duke i bashkuar ata në luftën për klimën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat