Biden fitoi edhe Pensilvaninë

Amerika

Biden fitoi edhe Pensilvaninë

Nga: F. B. Më: 24 nëntor 2020 Në ora: 18:33
Joe Biden

Demokrati Joe Biden u konfirmua si fitues në zgjedhjet presidenciale në shtetin e Pensilvanisë, ka shkruar në rrjetin social Twiter Guvernatori i këtij shteti Tom Volf, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Ai ka shkruar se në Pensilvani është vërtetuar rezultati zgjedhor i 3 nëntorit për president të ShBA-ve, transmeton “New York Times”.

Si kërkon ligji federal zgjedhor, kam nënshkruar certifikatën për votat elektorale për Joe Biden dhe Kamila Haris, ka shkruar Volf në Twiter.

Presidenti aktual Donalt Trump u prononcuar po në Twiter me rastin e publikimit të Drejtorisë së përgjithshme të shërbimeve në ShBA (GSA).

"Mbani mend, GSA ishte i shkëlqyeshëm dhe Emili Marfi ka bërë punë të shkëlqyeshme, por GSA nuk përcakton kush do të jetë presidenti i ardhshëm i ShBA-ve”, ka shkruar Tramp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat