Biden: Imunizimet e para do të fillojnë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit

Amerika

Biden: Imunizimet e para do të fillojnë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 22:34
Joe Biden

Joe Biden po mban një fjalim rreth festës kombëtare të njohur si “Dita e Falënderimeve”.

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Biden iu është drejtuar kombit amerikan duke përcjell mesazhe të bashkimit në kohë të pandemisë.

Demokrati pohoi se “imunizimet e para do të fillojnë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit”.

“Ne duhet të kujtojmë, ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin”, thotë ai dhe më tej shton se “Të gjithë jemi së bashku në këtë, raporton theguardian.

Ai thotë se po lutet për njerëzit që kanë humbur të dashurit e tyre që nga Falënderimet e fundit. Demokrati pohoi se si familja e tij ka thyer traditën e udhëtimit për pushime.

“Këtë vit, sepse kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, do të kemi një Falënderim të veçantë”, thotë ai.

“Unë e di se sa e vështirë është të heqësh dorë nga traditat familjare. Por është kaq shumë e rëndësishme. Vendi ynë është në mes të një kulmi dramatik të rasteve. Ne duhet të përpiqemi të ngadalësojmë rritjen e këtij virusi”, thotë Biden. Ai thotë se “ua kemi borxh” punonjësve të kujdesit shëndetësor që luftojnë virusin.

“Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë që kanë nevojë për qasje në shtretërit e spitalit … kjo është fjalë për fjalë detyra jonë patriotike si amerikanë”, tha Biden.

Ai bëri thirrje për mbajtjen e maskave, distancës sociale dhe madhësive të kufizuara të grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat