Numërohen për herë të dytë votat në Georgia, fiton sërish Biden

Amerika

Numërohen për herë të dytë votat në Georgia, fiton sërish Biden

Më: 2 dhjetor 2020 Në ora: 17:53
Joe Biden

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka fituar zgjedhjet presidenciale në shtetin e Georgias, edhe pas numërimit për herë të dytë të votave.

Këtë e bëri të ditur të mërkurën Brad Raffensperger, sekretari i shtetit, duke hedhur poshtë pretendimet se kishte mashtrime gjatë procesit të votimit.

“Duket se presidenti Biden është edhe në Georgia fitues”, ka thënë Raffensperger në një konferencë për media.

Ai më tej deklaroi se nuk pati asnjë ndryshim gjatë numërimit të votave edhe për herë të dytë, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat