E forcon hegjemoninë: Nicolas Maduro fiton parlamentin e Venezuelës me bojkotin e opozitës

Amerika

E forcon hegjemoninë: Nicolas Maduro fiton parlamentin e Venezuelës me bojkotin e opozitës

Nga: B.S. Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 10:36
Nicolas Maduro

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro ka fituar parlamentin, institucionin e fundit të pushtetit që i mungonte për të konsoliduar hegjemoninë e tij duke fituar zgjedhjet parlamentare që u bojkotuan fuqimisht nga opozita, votuesit dhe një organizatë ndërkombëtare që refuzonte vlefshmërinë e tyre.

Koalicioni që mbështet Maduron, Poli i madh patriotik, fitoi 67.7 përqind të votave të 5.2 milionë votuesve, njoftoi presidenti i Komisionit kombëtar zgjedhor (CNE) Indira Alfonzo, raportuan agjensitë të hënën.

Pjesa e opozitës që shkoi në votime fitoi 18 përqind, tha ajo.

Kreu i opozitës Juan Guaido, i cili e konsideron të paligjshme qeverisjen e Maduros, u bëri thirrje votuesve në bojkot.

Kryetarja e CNE-në nuk deklaroi se si 277 vende në parlament do të shpërndahen në zgjedhje, në të cilat u ftuan 20 milionë votues të regjistruar.

Abstenimi elektoral ishte 69 përqind ndërsa votuesit iu bindën thirrjeve nga partitë kryesore të opozitës për "të qëndruar në shtëpi".

Guaido, i cili e ka deklaruar veten president të përkohshëm dhe ka mbështetjen e më shumë se 50 vendeve të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara, tha se "abstinimi masiv është i qartë (...) Venezuela i ka kthyer shpinën Maduros dhe mashtrimit të tij zgjedhor".

Në zgjedhjet e vitit 2015, opozita i dha fund hegjemonisë së 'chavista', partisë së presidentit të ndjerë Hugo Chavez, pasardhës i të cilit është Maduro, dhe pjesëmarrja atëherë ishte 71 përqind.

"Ajo që po ndodh në Venezuelë sot është një farsë, nuk janë zgjedhje," shkroi të dielën sekretari i shtetit i SHBA-ve Mike Pompeo në Tëitter, duke thënë se "rezultatet e paraqitura nga regjimi i paligjshëm i Nicolas Maduros nuk pasqyrojnë vullnetin e popullit Venezuelës."

Përveç Uashingtonit, edhe Organizatës së Shteteve Amerikane, ajo njoftoi të dielën se nuk e njeh vlefshmërinë e zgjedhjeve dhe Bashkimi Evropian tha se zgjedhjet nuk ishin "transparente" ose "të besueshme".

Venezuelës i janë vënë sanksione nga Shteteve të Bashkuara për të përmbysur njerëzit e Madurso, pasardhësi i populistit, socialistit Hugo Chavez (1999-2013) dhe embargoja e naftës në prill 2019 goditi veçanërisht këtë vend me rezerva të mëdha nafte.

E mbytur nga inflacioni galopant prej 4,000 përqind në vit, e paralizuar nga radhët e pafund për karburant, me mungesë të furnizimit me gaz dhe ujë, mungesa të vazhdueshme të energjisë, Venezuela është në gjunjë.

Juan Guaido, kryetari i parlamentit që nga viti 2015, është ende duke kërkuar "zgjatje" të sanksioneve. Votimi popullor fillon të hënën, në të cilin ai dëshiron të mbështetet për të zgjatur mandatin e tij në krye të parlamentit, i cili skadon në 5 janar.

Me vendimin për të bllokuar zgjedhjet që ai i konsideron të manipuluara, Guaido përsëri po llogarit në deklarimin publik, rezultati i të cilit është i pasigurt, por lideri i opozitës, i cili ndërkohë ka humbur popullaritetin e tij, mbetet optimist.

Nicolas Maduro i bëri thirrje opozitës të "refuzojë rrugën ekstremiste" dhe që njerëzit të bashkohen për të kërkuar unanimisht heqjen e sanksioneve nga qeveria e re që do të formohet nga presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat