Pjesa më e madhe e Kalifornisë nën bllokim të rreptë të ri

Amerika

Pjesa më e madhe e Kalifornisë nën bllokim të rreptë të ri

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Pjesa më e madhe e shtetit amerikan California është nën bllokim të ri të rreptë, derisa rastet me COVID-19 vazhdojnë të rriten në gjithë vendin.

Urdhri për qëndrim në shtëpi prek rreth 85 përqind të popullatës ose rreth 40 milionë njerëz. Ky vendim do të jetë në fuqi për të paktën tre javë, përfshirë edhe festën e Krishtlindjeve.

Shumë biznese do të mbyllen dhe njerëzit nuk do të lejohen që të takojnë askënd, pos familjarëve të tyre të ngushtë.

Të dielën SHBA-ja regjistroi një numër rekord të personave që ishin të hospitalizuar me COVID-19.

SHBA-ja, në javët e fundit, ka parë një rritje të ndjeshme të rasteve të reja me COVID-19 dhe vdekjeve që ndërlidhen me koronavirus, një rritje që mund të lidhet me Festën e Falënderimeve – që ishte muajin e kaluar – kur miliona amerikanë udhëtuan në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat