Raste rekord dhe mungesë shtretërish në kujdesin intensiv në Kaliforni

Amerika

Raste rekord dhe mungesë shtretërish në kujdesin intensiv në Kaliforni

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 22:36
Ilustrim

Rastet e infektimit dhe vdekjet vazhdojnë të thyejnë rekorde në jug të Kalifornisë, duke mbingarkuar spitalet dhe duke shkaktuar mungesë shtretërish në kujdesin intensiv, ku sot kishte më pak se 100 të tilla të lira në kontenë me 10 milionë banorë të Los Anxhelesit.

“Po aq shqetësuese është situata në qarqet fqinje, Ventura dhe Riverside, që po përdorin përkatësisht 99 % dhe 100 % të kapacitetit të tyre të ICU-ve”, theksuan zyrtarët lokalë të Shëndetësisë.

“Në të gjithë Kaliforninë Jugore, shkalla e disponueshmërisë për shtretërit e kujdesit intensiv ra në 1,7%”, tha guvernatori Gavin Neësom, raporton ATSh

Sipas ekspertëve, kjo mungesë nuk do të thotë se pacientët po lihen në rrugë, por i detyron spitalet t’i shtrojnë ata në pavijone të tjera më pak të përshtatshme, gjë që rrezikon rritjen e vdekshmërisë.

Në disa institucione, ambulancat ndonjëherë duhet të presin katër deri në pesë orë para se të mund të dorëzojnë pacientin që po transportojnë në një pavijon spitali.

Më shumë se 1,6 milionë raste me COVID-19 dhe më shumë se 21 000 vdekje janë regjistruar në Kaliforni që nga fillimi i pandemisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat