Panik në aeroplan, pasagjeri vdes gjatë udhëtimit në Los Angeles – bashkudhëtaret pretendojnë se ai dhe gruaja e tij kishin simptoma të COVID-19

Amerika

Panik në aeroplan, pasagjeri vdes gjatë udhëtimit në Los Angeles – bashkudhëtaret pretendojnë se ai dhe gruaja e tij kishin simptoma të COVID-19

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 20:02
Foto ilustrim

Një pasagjer ka ndërruar jetë edhe pse ndihma e shpejtë u mundua ta ndihmojë në aeroplanin e aviokompanisë United Airlines në SHBA, kurse Agjencia për Kontroll dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka filluar të intervistojë personat që kishin udhëtuar me të, shkruan Washington Post.

I ndjeri kishte plotësuar një formular para se të futej në aeroplan, duke pretenduar se po ndihet mirë, por aviokompania beson se ai ishte i sëmurë.

Aeroplani që po fluturonte nga Orlando në drejtim të Los Angeles ka bërë ulje emergjente në New Orleans, për shkak se pasagjeri kishte nevojë për asistencë shtesë mjekësore. Ai menjëherë u dërgua në spital ku edhe është shpallur i vdekur.

I ndjeri në formular para se të futej në aeroplan kishte shkruar se është pozitiv me COVID-19, duke theksuar se nuk ka pasur ndonjë simptomë të ndonjë sëmundje, megjithatë United Airlines pretendon se tani “është e qartë se pasagjeri e kishte mbushur gabimisht formularin”.

Aviokompania madje ka pyetur CDC-në nëse i ndjeri ishte i infektuar me COVID-19, por deri më tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje.

Disa përdorues të rrjeteve sociale që ishin me të në aeroplan, kanë shkruar se gruaja e të ndjerit kishte pasur simptoma të COVID-19, përfshirë humbjen e shijes dhe aromës, megjithatë United Airlines këmbëngulë se pavarësisht pretendimeve nuk ka asgjë të konfirmuar zyrtarisht se burri që ka humbur jetën ishte i infektuar me COVID-19.

“Në kohën kur po udhëtonim, kemi marrë informacionin se pasagjeri kishte pësuar infarkt, e pasagjerët tjerë që ishin në fluturake janë detyruar të vazhdojë udhëtimin me një fluturake tjetër. Tani kur CDC-ja na ka kontaktuar, po ndajmë të gjitha informacionet me agjencinë, me qëllim që vijnë deri të pasagjerët që mund të kenë qenë në rrezik nga infeksioni”, ka shtuar zëdhënësi i aviokompanisë.

Siç raporton Washington Post, ekuipazhi i aeroplanit janë futur në karantinë 14 ditore, kurse aeroporti i qytetit të New Orleans nuk dëshirojnë të konfirmojnë apo demantojnë për gjendjen shëndetësore të burrit të vdekur, madje nuk kanë ndarë ndonjë informacion nëse ishte i infektuar me COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat