Bruklin, lagjja që tërheq vëmendjen e vizitorëve vazhdon traditën

Amerika

Bruklin, lagjja që tërheq vëmendjen e vizitorëve vazhdon traditën

Më: 19 dhjetor 2020 Në ora: 22:47
Brooklyn

Pavarësisht Covid 19, Brooklyn vazhdon të ruajë traditën e festimeve të  Krishtlindjes. Çdo vit në lagjen Dyker Heights, njerëzit dekorojnë shtëpitë e tyre me drita të shumëllojshme ekstravagante, duke tërhequr turma vizitorësh.

Tradita vazhdon këtë vit megjithë pandeminë, me një New Yorker që feston “frymën festive” shumë të nevojshme mes ditëve “të pasigurta dhe të frikshme”.

“Këtë vit, e kishim me dyshim në familje nëse do ta bënin ose jo dekorin. Por unë vendosa që ta bëj për fëmijët, sepse kemi nevojë diçka pozitive, pas gjithë negativitetit që po ndodh”, u shpreh një nga banorët.

Të shumtë janë edhe vizitorët që vijnë për të shuar kureshtjen.

“Ne kemi pasur turistë nga vende të ndryshme nga Italia, Evropa etj. Ndërsa tani janë thjesht vizitorë të shteteve fqinje, pasi gjithçka është e kufizuar”, u shpreh një nga dekoruesit

Dekori esktravagant në Dyker Heights tërheq cdo vit me qindra vizitorë. Tradita ka filluar që në vitin 1984 dhe cdo vit e më shumë banorë i bashkohen kësaj nisme. Disa nga zbukurimet bëhen nga kompani të ndryshme profesionale të dekorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat