7.9 milionë vaksina brenda javës në SHBA, sot pritet që t'i injektohet presidentit Joe Biden

Amerika

7.9 milionë vaksina brenda javës në SHBA, sot pritet që t'i injektohet presidentit Joe Biden

Më: 21 dhjetor 2020 Në ora: 09:09
Joe Biden

Pak ditë ma parë vaksina e kompanisë Moderna u bë vaksina e dytë, e cila mori miratimin nga autoritetet amerikane që të nis vaksinimin emergjent në të gjitha shtetet.

Një javë më parë administrata e barnave autorizoi edhe vaksinën e Pfizer, e cila tashmë ka nisur të injektohet kryesisht tek grupet më vulnerabël, stafi mjekësor dhe të moshuarit. 

Ashtu si vaksina e PfizerModerna duket se është rreth 94% efektive, në parandalimin e infeksioneve simptomatike të SARS-CoV-2. Profili i tij i sigurisë është gjithashtu i ngjashëm me atë të Pfizer, me lodhje, dhembje koke dhe dhembje në vendin e injektimit ndër efektet anësore më të përmendura deri më tani.

Qeveria amerikane planifikon të shpërndajë brenda javës 5.9 milionë vaksina Moderna dhe 2 milion vaksina Pfizer.

Pak ditë më parë ishte zvpresidenti Mike Pence ai, i cili u njektua publikisht me vaksinën anti-COVID-19, ndërsa sot pritet që të injektohet publikisht edhe presidenti i  zgjedhur, Joe Biden.

E ndërsa SHBA miratoi vaksinën e dytë Evropa duke më e ngadaltë në marrjen e këtij hapi, pikërisht sot pritet të mblidhen ekspertët e agjencisë evropiane të barnave për të diskutuar nëse vaksina e Pfizer do të miratohet e të nis vaksinimi në 27 dhjetor sikundër kanë bërë me dije shumë shtetet evropiane të cilat janë shprehur se janë gati të nisin procesin e vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat