Një tjetër vaksinë fillon testet përfundimtare në SHBA e Meksikë

Amerika

Një tjetër vaksinë fillon testet përfundimtare në SHBA e Meksikë

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 10:21
Foto ilustrim

Novavax njoftoi të hënën fillimin e testeve të Fazës 3 të vaksinës së saj për COVID-19 në Shtetet e Bashkuara dhe Meksikë.

Sipas CNN, kjo është kompania e pestë që fillon testet në shkallë të gjerë të një vaksine për coronavirus në Shtetet e Bashkuara.

Testimet për kandidatin për vaksinën, të njohur si NVX-CoV2373, do të vlerësojnë sigurinë, efikasitetin dhe përgjigjen imune në deri në 30,000 njerëz të moshës 18 vjeç e lart.

Ajo bazohet në studimet e Fazës 1/2 që demonstroi se vaksina provokoi një përgjigje imune dhe duket se ishte e sigurt.

Në teste po shqyrtohet nëse vaksina parandalon simptomat e COVID-19, si dhe simptomat e moderuara ose të rënda për COVID-19.

Të gjithë pjesëmarrësit do të ndiqen për 24 muaj pas injeksionit të tyre të dytë.

“Me pandeminë COVID-19 që ka përfshirë të gjithë globin, ky test është një hap kritik në ndërtimin e portofolit global të vaksinave të sigurta dhe efektive për të mbrojtur popullsinë e botës”, tha Stanley C. Erck, president dhe drejtor ekzekutiv i Novavax në një njoftim për shtyp.

Po sipas CNN, testimi po financohet me deri në 1.6 miliard dollarë nga Operacioni Warp Speed.

Dy vaksina, nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, kanë marrë autorizimin e përdorimit urgjent nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave.

Të dyja filluan provat e Fazës 3 në SHBA në korrik dhe regjistruan mbi 30,000 pjesëmarrës. Të dyja janë vaksina me dy doza dhe është treguar se kanë efikasitet 95% dhe 94.1%.

Ndërkohë AstraZeneca filloi provën e Fazës 3 amerikane të vaksinës së saj të coronavirusit në shtator.

Johnson & Johnson, që po teston një vaksinë me një dozë të vetme, pret rezultate të efikasitetit nga testet e Fazës 3 deri në janar ose shkurt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat