Arrestohet mbështetësja e Trumpit pas ‘vjedhjes së të dhënave’ të Pelosit

Amerika

Arrestohet mbështetësja e Trumpit pas ‘vjedhjes së të dhënave’ të Pelosit

Më: 19 janar 2021 Në ora: 09:27
Foto ilustrim

Një mbështetëse e Donald Trumpit e dyshuar për vjedhje të një laptopi ose hard drive nga zyra e demokrates Nancy Pelosi gjatë trazirave të Kongresit të SHBA është arrestuar.

Riley June Williams, 22 vjeçare, u arrestua në Pensilvani me akuzat e hyrjes me dhunë dhe ilegale në ndërtesë dhe sjelljes së çrregullt.

Një ish-partner i saj kishte thënë në një deklaratë betimi se Williams kishte për qëllim t’ia shiste të dhënat inteligjencës ruse, raporton BBC.

Pesë njerëz vdiqën pasi një turmë pro-Trump sulmoi Kongresin më 6 janar. Rasti i Williams është mes më shumë se 200 që janë hapur që kur mbështetësit e presidentit hynë me dhunë në ndërtesën e Kongresit ndërsa ligjvënësit u takuan për të konfirmuar fitoren e Joe Biden në zgjedhje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat