Çfarë ka thënë Biden se do të bëjë në ditët e para si president?

Amerika

Çfarë ka thënë Biden se do të bëjë në ditët e para si president?

Më: 20 janar 2021 Në ora: 17:06
Joe Biden

-Do ta anulojë vendimin e presidentit në largim, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën.

-Do ta tërheqë lejen presidenciale të dhënë për tubacionin Keystone XL, i cili kundërshtohet nga ambientalistët dhe grupet e amerikanëve vendas.

-Do t'i revokojë politikat e Trumpit për imigracionin dhe shpalljen e gjendjes emergjente, që ka ndihmuar në financimin e ndërtimit të një muri në kufi me Meksikën.

-Do ta bëjë të detyrueshme maskën dhe distancimin social për punonjësit federalë dhe në ndërtesat federale.

-Do t’i japë fund ndalesës së udhëtimit për vizitorët nga disa vende, kryesisht myslimane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat