Katër vajza të reja arrestohen për vrasjen e 15-vjeçares në Louisiana, në rrjetet sociale shfaqet videoja e sulmit fatal

Amerika

Katër vajza të reja arrestohen për vrasjen e 15-vjeçares në Louisiana, në rrjetet sociale shfaqet videoja e sulmit fatal

Më: 28 janar 2021 Në ora: 07:14
Pamje nga video

Katër vajza të reja janë arrestuar pas therjes që ishte fatale për 15-vjeçaren nga Louisiana, që u sulmua brenda një qendre tregtare.

Vajzat e moshës nga 12 deri në 14-vjeçe, ishin përfshirë në rrahje me viktimën që ishte më e vjetër në moshë, ka bërë të ditur zyra e sherifit.

Viktima ka ndërruar jetë në një spital lokal, ndërsa një nga të dyshuarat akuzohet për vrasje të shkallës së dytë – e tri të tjera për pjesëmarrje në vrasje të shkallës së dytë.

“Kjo është vrasja e tretë në tre muaj ku përfshihen të rinjtë kryesisht nga mosha 11 deri në 16-vjeç”, ka bërë të ditur drejtori i policisë.

Një video amatore e publikuar në rrjetet sociale shfaq momentin e sulmit, që ishte fatal për 15-vjeçaren e cila u godit disa herë me thikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat