Shpërthim në fabrikë, të paktën gjashtë të vdekur në Georgia – nga rrjedhja e azotit lëndohen edhe shumë zjarrfikës

Amerika

Shpërthim në fabrikë, të paktën gjashtë të vdekur në Georgia – nga rrjedhja e azotit lëndohen edhe shumë zjarrfikës

Më: 28 janar 2021 Në ora: 22:06
Foto

Të paktën gjashtë persona sot kanë humbur jetën dhe disa tjerë janë hospitalizuar, pasi që ka ardhur derisa të rrjedhja e azotit të lëngshëm në një qendër për paketimin e ushtrimit në verilindje të Georgia, kanë bërë të ditur zyrtarët shëndetësorë në SHBA.

Siç raporton AP, pesë persona humbën jetën në vendin e ngjarjes kur ndodhi aksidenti në një fabrikë në qytetin e vogël Ganesville, derisa personi i gjashtë ndërroi jetë në spital.

Deri të rrjedhja e azotit të lëngshëm ka ardhur rreth orës 10, ku më pas ekipet e zjarrfikësve janë shfaqur në vendin e ngjarjes duke hasur të punësuarit që largoheshin nga objekti – ku disa pre tyre më plagë të rënda.

Të paktën gjashtë zjarrfikës janë lënduar dhe dërguar për tretman në spital. E Siç raporton AP, deri më tani nuk dihet numri i saktë i atyre që janë lënduar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat