Amerikani 20-vjeç kryen vetëvrasje duke menduar se ka humbur paratë në Robinhood

Amerika

Amerikani 20-vjeç kryen vetëvrasje duke menduar se ka humbur paratë në Robinhood

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:18
Alexander Kearns

Alexander Kearns, 20-vjeç nga Nebraska, SHBA, ka kryer vetëvrasje gjatë qershorit të vitit të kaluar, duke menduar se ka humbur afro 750 mijë dollarë në Robinhood, aplikacion për tregti me aksione në të cilën filloi të bëjë biznes si adoleshent.

Prindërit e tij planifikojnë të ngritin padi, të cilën e ka siguruar CBS News, duke akuzuar për padrejtësi Robinhood dhe për një praktikë të padrejtë të bërit biznes.

Edhe pse misioni i kompanisë mbështetet në një “njeri të vogël dhe të demokratizoj sistemin financiar”, e ëma e Alexanderit dhe babai thonë në padi, se Robinhood kishte për cak blerësit e ri të papërvojë, duke i detyruar të kyçen në praktika të rrezikshme të bërit biznes.

E kur një ekip i investitorëve patën nevojë për ndihmë siç ka bërë edhe Alexanderi në ditën që humbi jetën – Robinhood nuk i ofroi ndihmë, thuhet në padi.

Alexander filloi me kursimet e tij. Ato ishin paratë “e gjyshes dhe gjyshit”, ka thënë Dan Carens, duke theksuar se bëhet fjalë për dhurata të ditëlindjeve dhe para të kursyera nga puna që e ka kryer gjatë verës.

Por Dan dhe Dorothy Carens nuk e kanë kuptuar që Robinhood gjithashtu ia kishte miratuar Alexanderit opsionet e blerje-shitjes – instrument i rrezikshëm financiar me një potencial për humbje të mëdha.

“Nuk e kuptoj si e kanë lejuar që një gjë e tillë të ndodhë”, ka shtuar Dan Carens.

Më 11 qershor të vitit të kaluar ishte informuar se është në minus 750 mijë dollarë, e më pas edhe kërkesa se duhet të paktën 170 mijë dollarë të paguaj – që janë pjesë e borxhit.

Në e-mail e kompanisë kishte mbërritur përgjigja automatike, e të njëjtën ditë Alexander kreu vetëvrasje. Të nesërmen i kishte mbërritur përgjigja e kompanisë se bëhet fjalë për një gabim dhe se nuk e ka borxh as edhe një dollar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat