Koronavirusi godet edhe kongresistët amerikanë, humb jetën nga COVID-19 republikani Ron Wright

Amerika

Koronavirusi godet edhe kongresistët amerikanë, humb jetën nga COVID-19 republikani Ron Wright

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:32
Ron Wright

Kongresisti amerikan Ron Wright, ka ndërruar jetë pasi kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 gjatë muajit të kaluar, ka njoftuar të hënën zyra e tij, duke u bërë kështu anëtari i parë i Kongresit amerikan që ndërron jetë nga pandemia e COVID-19, që deri më tani ia ka marrë jetën 464 mijë amerikanëve, shkruan CNN.

Republikani 67-vjeç nga Teksasi, gjithashtu kishte luftuar edhe kundër sëmundjes së kancerit. Në Kongres ai u zgjodh në vitin 2018 dhe kishte një punë në komisionin për punë të jashtm.

Kujtojmë që dhjetëra anëtarë të Senatit ishin prekur me COVID-19 apo më mirë thënë i janë ekspozuar sëmundjes vdekjeprurëse, e Wright është anëtari i vetëm i Kongresit i cili ka humbur betejën më COVID-19.

“Kongresisti Wright do të kujtohet si një konzervator. Ka qenë burrë që e do vendin e jo ideolog”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat