Pas borës dhe acarit/ Teksas, kthehet energjia por nuk ka ujë të pijshëm

Amerika

Pas borës dhe acarit/ Teksas, kthehet energjia por nuk ka ujë të pijshëm

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 23:57
Foto ilustrim

Energjia elektrike po kthehet në Teksas pas një stuhie të egër dimri, por rreth 13 milionë teksanë vazhdojnë të përballen me vështirësi për shkak të mungesës së aksesit në ujë të pijshëm.

Këshillimet për të zierë ujin janë lëshuar në afro gjysmën e shtetit ndërkohë që furnizimet me ujë kanë rënë jashtëzakonisht për shkak të dëmtimit të sistemit nga i ftohti historik.

Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe zyrtarët presin që numri të vazhdojë të rritet. Disa shtete të tjera jugore janë goditur po ashtu nga stuhitë e borës dhe akullit dhe kanë raportuar po ashtu këtë javë, probleme në shërimin e furnizimit me ujë. Moti i acartë ka bërë që qytetet e Jacksonit, Misisipit, Tenesit etj, të mbeten pa ujë.

Në të gjithë jugun e vendit, një rajon i pamësuar me temperatura të tilla të acarta, njerëzit, tubacionet e të cilëve kanë ngrirë, i janë kthyer ujit të zier. Ndërkohë që uji i ambalazhuar është zhdukur edhe nga raftet e supermarketeve në shumë qytete. Zyrtarët po punojnë që të shpërndajnë sa më shumë ujë të ambalazhuar për njerëzit në nevojë ndërkohë që edhe birraritë dhe biznese të tjera lokale kanë ndihmuar me përpjekjet për të siguruar ujë të pijshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat