Momenti kur argjendarit amerikan që po shijonte drekën në restorant i vidhet ora 500 mijë dollarëshe

Amerika

Momenti kur argjendarit amerikan që po shijonte drekën në restorant i vidhet ora 500 mijë dollarëshe

Më: 6 mars 2021 Në ora: 16:08
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur klientët që ishin brenda një restoranti në Beverly Hills, vrapojnë jashtë për t’i shpëtuar vdekjes kur një hajn “orvatet” nëpër tokë me dy shoqëruesit e tij që vjedhin orën e shtrenjtë.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë të një lokali afër, ku shihet se si burri futet në restorant dhe dy tjerë orvaten nëpër tokë me disa persona. E klientët pasi dëgjojnë të shtënat e armëve vrapojnë jashtë.

Argjendari Shay Belhassen të cilit iu vodh orar 500 mijë dollarëve, kujton momentin e incidentit që pasoi me plagosjen e një gruaje në këmbë.

Ai po shijonte drekën në restorant, kur tre persona të armatosur u futën brenda dhe ia mësynë orës së tij. Kur ai refuzoi t’ua jap, ata filluan të shtien dhe një plumb qëlloi në këmbë një grua.

Aty e kuptoi se ata nuk po tallen dhe ua dha orën dhe u larguan nga vendi i ngjarjes. Në anën tjetër, policia është vënë në kërkim të hajnave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat