Departamentit i shtetit jep alarmin: Rusët po përhapin dezinformime per vaksinat tona!

Amerika

Departamentit i shtetit jep alarmin: Rusët po përhapin dezinformime per vaksinat tona!

Më: 8 mars 2021 Në ora: 17:34
Foto

Departamenti amerikan i shtetit thotë se SHBA ka identifikuar tre publikime në internet të drejtuara nga shërbimet e zbulimit rus, që po përpiqen të sabotojnë vaksinat e prodhuara nga kompanitë Pfizer dhe Moderna.

Një zëdhënëse e DASH sqaroi se publikimet në fjalë “kanë përhapur shumë lloje dezinformimesh, duke përfshirë ato për dy vaksinat ne fjalë, si dhe për organizata ndërkombëtare, për konflikte ushtarake, protesta dhe për çdo çështje që mund të krijojë përçarje dhe që ata mund ta shfrytëzojnë”.

Gazeta Wall Street Journal e raportoi e para identifikimin e fushatës dezinformuese, që nga ana tjetër është poshtë me forcë nga Kremlini. Rusia e miratoi vaksinën e saj Sputnik V në muajin gusht, para se të fillonte një provë në shkallë të gjerë, duke thënë se ishte vendi i parë që realizoi vaksinën kundër COVID-it. Testimet e vlerësuara nga ekspertët e fushës disa muaj më vonë provuan se vaksina ishte rreth 92% e efektshme në luftimin e virusit. Pfizer, me seli në New York dhe BioNTech në Gjermani, prodhuan vaksinën e parë të autorizuar në Shtetet e Bashkuara, të cilën rregullatorët e miratuan në muajin dhjetor.

E dyta, e prodhuar nga Moderna, me qendër në Masaçusets, u autorizua po atë muaj. Zëdhënësja tha se publikimet ruse u identifikuan nga Qendra Globale e Angazhimit pranë Departamentit të Shtetit, e ngritur për t’iu kundërvënë fushatave të propagandës dhe dezinformimit., ndërsa shtoi se do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me aleatët dhe partnerët tanë për një përgjigje globale kundër dezinformimit,”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat