Përhapja e dyshimeve për zgjedhjet, kompania padit median dhe kërkon 1.6 miliardë dollarë

Amerika

Përhapja e dyshimeve për zgjedhjet, kompania padit median dhe kërkon 1.6 miliardë dollarë

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:53
Dominion Voting Systems

Dominion Voting Systems në Amerikë ka ngritur një padi për shpifje kundër Fox Newsit, duke i kërkuar 1.6 miliard dollarë dëmshpërblim.

Kompania pretendon se rrjeti mediatik i ka dhënë zë një teorie konspirative se kompania që merret me  teknologjinë zgjedhore ndihmoi në manipulimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Dominion argumenton në padinë e saj që Fox Newsi i dha rëndësi pretendimeve të mashtrimit zgjedhur si një taktikë për të marrë shikueshmëri të lartë.

“Kompania që merret me teknologjinë në votime tha se rrjeti “shiti një histori të rreme të mashtrimit zgjedhor në mënyrë që t’i shërbente qëllimeve të veta tregtare, duke dëmtuar rëndë imazhin e Dominionin”, shkruajnë mediet amerikane.

Si pasojë e këtij imazhi të përkeqësuar nga Fox Newsi, punonjësit u përballën me ngacmime dhe miliona konservatorë amerikanë e shanin dhe kritikonin publikisht kompaninë.

Sipas avokatëve ky është një dëm i madh dhe i pariparueshëm ekonomik. Teoria konspirative pretendonte se Dominioni, së bashku me kompaninë rivale Smartmatic, zhvilluan një teknologji që ndërroi votat në zgjedhjet e nëntorit, ato që ishin për presidentin Trump ja numëronin kandidatit Joe Biden.

Kjo teori e rreme u shty përpara gjithashtu edhe nga Sidney Powell dhe Rudy Giuliani, dy avokatët e Trumpit.

Sipas medieve amerikane, Fox Newsi, edhe pse Bideni ishte shpallur fituesi i ligjshëm, avokatët u ftuan shpeshherë për të thënë të njëjtën teori, edhe në mungesë të provave për t’i mbështetur pretendimet.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga rrjeti mediatik Fox News.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat