Pesë të vrarë në sulmin me hanxhar në një çerdhe të Brazilit

Amerika

Pesë të vrarë në sulmin me hanxhar në një çerdhe të Brazilit

Më: 5 maj 2021 Në ora: 08:16
Foto

Pesë persona kanë vdekur pasi një 18 vjeçar kreu sulm me hanxhar në një çerdhe në jug të Brazilit, thotë policia.

Viktimat përfshijnë tre fëmijë që të gjithë raportohen se janë nën dy vjeç dhe dy anëtarë të stafit.

Sulmuesi më pas ktheu armën mbi vete dhe është në gjendje kritike në spital, thuhej në një deklaratë të policisë.

Nuk është e qartë se çfarë qëndronte pas sulmit në qytetin e vogël Saudades, në shtetin Santa Catarina.

Disa dhjetëra fëmijë ishin në ndërtesë në kohën e incidentit dhe stafi u përpoq t’i fshihte ata, thanë zyrtarët. Një fëmijë i katërt thuhet se ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia ushtarake thotë se ata morën disa thirrje në 10:35 nga fqinjët të cilët raportuan se një burrë i armatosur me një hanxhar kishte hyrë në çerdhe dhe po sulmonte stafin dhe fëmijët.

Policia thotë se burri – i cili nuk është emëruar – së pari sulmoi një mësues i cili ishte në hyrje të çerdheve. Ai thuhet se e ndoqi atë në një nga dhomat, ku gjithashtu u ktheu fëmijëve.

Çerdhja ndodhet në qendër të Saudades, një qytet me rreth 9,000 banorë dhe sipas raportimeve, kujdeset për fëmijët nën moshën 3 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat