Rritja e çmimit, Argjentina pezullon eksportin e mishit të viçit

Amerika

Rritja e çmimit, Argjentina pezullon eksportin e mishit të viçit

Më: 18 maj 2021 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Argjentina, vendi i 4 në botë që eksporton më shumë mish viçi, ka pezulluar përkohësisht shitjet jashtë kufijve të saj.

Vendimi erdhi pas një mbledhje të qeverisë me synim rregullimin e tregut vendas të mishit, pasi çmimi prej kohësh kishte pësuar një rritje.

Për këtë arsye, vendi që transporton 819,000 tonë mish në një vit vendosi që për 30 ditë të pezullojë eksportin.

“Si rezultat i rritjes së qëndrueshme të çmimit të viçit në tregun e brendshëm, qeveria ka vendosur të zbatojë një seri masash që synojnë rregullimin e sektorit,” lexon një deklaratë të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat