Disa momente pasi shpallet fajtor, burri në SHBA kryen vetëvrasje në sallën gjyqësore

Amerika

Disa momente pasi shpallet fajtor, burri në SHBA kryen vetëvrasje në sallën gjyqësore

Më: 18 maj 2021 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Një burrë kreu vetëvrasje disa momente pasi u shpall fajtor brenda një salle gjyqësore në North Dakota.

Sipas medieve të huaja, burri e theri vetën në fyt brenda në gjykatën federale në Fargo para gjykatësit dhe stafit të gjykatës si dhe dëshmitarëve të tjerë, sipas autoriteteve.

“Ai prodhoi një armë me tehe dhe preu fytin e tij”, thuhet në një deklaratë.

Juria, e cila nuk ishte brenda në sallën e gjyqit në atë kohë, e kishte shpallur atë fajtor për të paktën disa prej akuzave të lidhura me terrorizmin kundër tij, sipas një raporti.

“Ai u kthye dhe në atë moment mund të shihje pjesën e brendshme të qafës së tij. Ai kishte prerë qafën me ndonjë objekt”, tha një dëshmitar.

Autoritetet si dhe FBI-ja janë duke e hetuar vdekjen e tij. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat