Flota amerikane bën historinë, “droni cisternë pa pilot” furnizon për herë të parë një aeroplan luftarak

Amerika

Flota amerikane bën historinë, “droni cisternë pa pilot” furnizon për herë të parë një aeroplan luftarak

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:59
Foto

Marina e SHBA-së ka bërë diçka historike javën e kaluar pasi një “cisternë pa pilot” furnizoi një aeroplan me pilot në qiell për herë të parë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një F/A-18 Super Hornet “u lidh” me aeroplanin MQ-25 Stingray në pronësi të Boeing në ajër dhe transferoi rreth 145 mijë litra karburant në aeroplanin luftarak, tha Marina të hënën.

Pamjet magjepsëse tregojnë momentin historik që bartja e karburantit u krye me sukses të premten gjatë fluturimit provë rreth 4.5 orë.

Super Hornet shihet duke u ngritur nga Aeroporti MidAmerica në Mascoutah, Illinois dhe duke iu afruar Stingray i cili ka një “portë” që del nga pjesa e pasme e tij.

Më pas të dy aeroplanët afrohen për më pak se 20 metra me njëri-tjetrin ndërsa aeroplani merr karburantin.

Marina tha se do të analizojë të dhënat e mbledhura nga fluturimi për të përcaktuar nëse duhet të bëhen ndonjë ndryshim duke shkuar përpara në softuer.

Përdorimi i “dronit pa pilot” për të furnizuar aeroplanët luftarakë vjen gjithashtu me përfitimin e lirimit të personelit të Marinës të ngarkuar ndryshe me karburantin e avionëve për operacione të tjera. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat